Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Vetmia e mendimtarit

Vetmia e mendimtarit

Shkruan: Afrim Kasolli

Filozofia ndër shekuj ka qenë e lidhur me vetminë.

Kjo traditë filloi me Heraklitin që u zhvendos nga qyteti i Ephesus për të jetuar larg opinioneve ditore të bashkëqytetarëve të tij. Ajo vazhdoi me Sokratin. Është e vërtetë që ky i fundit e solli filozofinë në qytet në dallim nga i pari, por me qëllim që ta shndërrojë atë në mjet të vetë – njohjes kundër dogmave të shumicës.

Peshën e kësaj trashëgimie e ka përkufizuar qartë Niqe me anë të një thënie emblematike se “shqiponjat nuk fluturojnë në kope”. Dhe Haideggeri e përmbylli duke definuar “filozofinë si profesion të vetmitarit,,,.