Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë, e jo të gozhdohen e shantazohen

Abdixhiku: Bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë, e jo të gozhdohen e shantazohen

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bizneset e vendit në qeverinë e ardhshme me LDK’në do të trajtohen si partnerë dhe jo të gozhdohen e shantazhohen.

Ai këtë e ka thënë këtë pas një vizite në kompaninë Gemix në Pejë.

“Vizituam kompaninë Gemix në Pejë – shembull i sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.

Prodhim i stiroporit, bojërave e fasadave!

Eksport, punësim, vlerë!

Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!

Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë!

Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”.