Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen për armëpushimin në Gaza

Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen për armëpushimin në Gaza

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka rekomanduar që qeveria izraelite “të miratojë skicën e propozuar” të marrëveshjes së armëpushimit, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ko do të thotë se marrëveshja tani duhet të votohet nga kabineti më i gjerë qeveritar.

Takimi për atë votim është planifikuar të fillojë në orën 15:30, sipas mediave izraelite.

Përfaqësues nga Izraeli, Hamasi, Shtetet e Bashkuara dhe Katari e kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen në Doha, sipas mediave izraelite.

Marrëveshja e armëpushimit u shpall për herë të parë të mërkurën nga ndërmjetësit SHBA dhe Katari.