Shkruan: Shenoll Muharremi
Dje në tubimin në Skenderaj kandidati për KM i PDK-së ka deklaru që në programin e tij për mandatin e ardhshëm janë ‘mbi 6 miliardë për investime publike’. E kam integruar këtë në vlerësimin në punën e mëhershme se si do të duhet përafërsisht buxheti publik dhe a i ka paret Hamza dhe PDK me zbatu planin?
Në përgjithësi, Programit të PDK-së mund të i nevojiten rreth €19.2 Miliardë (€19,218,364,683) për të zbatuar programin e tij qeverisës. Sipas trendeve dhe të dhënave reale, qeveria e ardhshme e Kosovës do të i ketë në dispozicion rreth €16.2 Miliarë (€16,203,845,292). Por nëse e integrojmë koston e uljes së taksave apo reformën e politikës fiskale të PDK, ky buxhet në fund mund të jetë rreth €15.4 Miliardë euro për vitet 2025-2028.
Kjo nënkupton që bilanci financiar i programit të Bedri Hamzës krahasuar me resurset reale është negativ. Aktualisht, mungojnë apo nuk dihet se si do të financohen rreth €-€3,824,711,655:
Buxheti Aktual: €16,203,845,292
Ulja e Taksave 5%: €810,192,265
Buxheti Real: €15,393,653,027
Programi PDK: €19,218,364,683
Bilanci Financiar: -€3,824,711,655
Në këtë përditësim janë integruar informata edhe nga paraqitja e mbrëmshme në televizion ku thuhet se për vitin 2025, nevojiten vetëm gjysma e mjeteve për paga për shkak se ky plan nuk mund të zbatohet para korrikut. Pra janë laguar 50% e vlerës shtesë së pagave të vitit 2025.
Nga informatat e reja, struktura buxhetore e tyre do të duhet si në vijim: Paga Publike do të alokohen dhe shpenzohen €5.3 miliardë apo 27.6%; Subvencione dhe Sociale: €5.5 miliardë apo 28.9%; Investime Publike €6 miliardë apo 31.2%; Mallra dhe Shërbime €2 miliardë apo 10.4%.
Në këtë grafikon mund të shifen përafërsisht si mund të duhet buxheti i Hamzës dhe cilat janë mundësitë e Kosovës dhe të identifikohen mungesat financiare për realizimin e programit.