Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, me numër 8, Bekë Berisha, ka njoftuar se në Istog, sot, do të mbahet takimi me gratë e këtij qyteti, ku pjesëmarrës do të jetë edhe ai.
Ky takimi pritet të filloj nga ora 18:00.
Sipas Bekës, takimi do të shërbejë si mundësi për të diskutuar çështje të ndryshme që ndërlidhen me përmirësimin e kushteve dhe mundësive për gratë në këtë qytet.
Tutje, ai thekson se gratë shqiptare janë shembuj të papërsëritshëm të sakrificës dhe qëndresës në çdo aspekt jetësor, si dhe janë shtylla e shoqërisë tonë, që përkundër pengesave të shumta, me ngulm bëjnë arritje të shumta duke kontribuar në zhvillimin e vendit tonë
“Sot, më 17 janar 2025, nga ora 18:00, në “Hotel Butrint”, do t’i takojmë gratë e Istogut që t’i dëgjojmë hallet e tyre. Ky takim do të shërbejë si mundësi për të diskutuar çështje të ndryshme që ndërlidhen me përmirësimin e kushteve dhe mundësive për gratë në këtë qytet. Pjesë e këtij eventi do të jetë edhe Beka, i cili do të ndajë mendimet, përvojat e këshillat e tij me pjesëmarrëset. Gratë shqiptare janë shembuj të papërsëritshëm të sakrificës dhe qëndresës në çdo aspekt jetësor, janë shtylla e shoqërisë tonë, që përkundër pengesave të shumta, me ngulm bëjnë arritje të shumta duke kontribuar në zhvillimin e vendit tone”, shkroi Beka në Facebook.