Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bëri të ditur se ajo dhe organizata e saj janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.
“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z.Magnus Jakobsson më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, bënë të ditur drejtoresha e QKRMT-së Rushiti.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar deputetin suedez, Jacobsson, për besimin e tij në misionin e saj.
Ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij çerekshekulli të punës e tyre.
“Ky moment na takon të gjithë neve që besojmë në një botë më të drejtë dhe paqësore”, shkruan Rushiti.