Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmë një parking të mbyllur në lagjen Emshir të Prishtinës, rreth orës 18:40.
Si pasojë e tymit të dendur dhe situatës së rrezikshme, zjarrfikësit evakuuan 15 qytetarë dhe shpëtuan dy fëmijë.
Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi për të parandaluar përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbeti e tensionuar për disa orë.
Klan Kosova sjell pamjet ku pasqyrohen dëmet e shkaktuara: dritare të thyera, mure të nxira nga tymi dhe një ambient që mbetet i dëmtuar pas incidentit.