Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Çifti me shtetësi të huaj dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar në aeroport, burri dërgohet në mbajtje

Çifti me shtetësi të huaj dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar në aeroport, burri dërgohet në mbajtje

Një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj kanë tentuar të fluturojnë nga Kosova në Vjenë, duke prezantuar leje qëndrim të një shteti tjetër që dyshohet se është e falsifikuar.

Burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja me fëmijë në qendrën për punë sociale.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT – ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huajkanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjeter e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale.”