Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRU “Prishtina” fton konsumatorët të paguajnë borxhin për ujin, në të kundërtën thonë se lënda shkon te Përmbaruesi

KRU “Prishtina” fton konsumatorët të paguajnë borxhin për ujin, në të kundërtën thonë se lënda shkon te Përmbaruesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.

Në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.

“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale.