Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur komuna paralele të Serbisë si dhe posta e zyre. Sipas tij, aksioni është zhvilluar në dhjetë komuna.
Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale, janë lokacionet ku janë mbyllur komunat paralele të Serbisë.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, tha Sveçla.