Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar sot gjatë ditës biznese në zonën industriale në Therandë, për të cilat ka thënë se janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik.
Tutje, Limaj ka deklaruar se gjatë katër viteve të fundit, qeveria aktuale i ka lënë pas dore bizneset duke i harruar e neglizhuar ato.
‘’Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: