Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është ndërprerë dëshmia e ish-kryetarit të Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobrunës, pas disa ndërprerjesh gjatë seancës gjyqësore.
Dobruna gjatë gjithë kohës ka thënë se ka problem me kujtesën dhe se në shumicën e pyetjeve të prokurorit të ZPS-së, ai është përgjigjur me “Nuk me kujtohet”.
Madje, në një moment iu drejtua edhe avokatit të tij, Arjanit Koci, “Kallxoju që nuk e mbaj mend, i kam harru krejt”.