Sot partitë politike po hyjnë në ditën e katër të fushatë elektorale, për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton TV Arbëria.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të realizojë disa tubime, në vende të ndrushme.
LDK-ja do të fillojë ditën me tubim në Prishtinë, nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë, për të vazhduar tutje në Novobërdë nga ora 16:30, vendi: Shkolla e mesme ekonomike në Llabjan.
Kurse në ora 18:00 tubim elektoral në Prishtinë dega V, (Vendi: shkolla fillore “Shkëndija” (Hajvali).
“Plot 1.5 miliard euro investime do të vihen në shërbim të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe sportit – projekte që do të sjellin ndryshimin që të gjithë e presim.
Eja dhe dëgjo prezantimin e këtyre projekteve vizionare dhe bëhu dëshmitar i nënshkrimit të marrëveshjes së zotimit mes kryeministrit të ardhshëm, dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama”, yhuhet në njoftimin e LDK-së. /TV Arbëria