Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbyllet TikTok-u? Mendimet kontraverse të qytetarëve “Si me ndalu vodkën e me leju uiskin”

Mbyllet TikTok-u? Mendimet kontraverse të qytetarëve “Si me ndalu vodkën e me leju uiskin”

TikTok është një aplikacion social që ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në gjithë botën. Historia e TikTok fillon me krijimin e aplikacionit Douyin në vitin 2016 nga kompania kineze ByteDance, e cila ishte menduar për përdoruesit në Kinë. Më vonë, në vitin 2017, ByteDance vendosi të lançonte një version ndërkombëtar të aplikacionit me emrin TikTok.

Gazetarja e TV Arbëria, Antigona Selimi duke e vëzhguar këtë fenomen, vendosi të realizojë një anketë të thjeshtë me qytetarët në Sheshin e Prishtinës, duke i pyetur se çfarë mendojnë ata për TikTok-un dhe nëse duhet të mbyllet apo jo. Përdorues të ndryshëm, nga rinia deri tek të moshuarit, u angazhuan në këtë anketë, duke ofruar përgjigje të ndryshme që pasqyrojnë mendimet dhe shqetësimet e popullatës kosovare.

Një qytetar i Prishtinës u shpreh për TV Arbëria se pa këtë rrjet social nuk ndihen shumë të përmbushur po ashtu theksuan se shpesh postojnë për qef, sepse TikTok po i ofron mundësinë për të promovuar momentet e bukura të jetës.

“Bashkë kena me u mërzit, postojmë për qef me promovu jetën, aty na bëjnë me u ndje më mirë.”

Një qytetar tjetër bënë krahasime, në këtë rast, krahasimi sugjeron se një veprim (si ndalimi i një gjëje) është i padobishëm ose pa kuptim kur një mundësi tjetër vazhdon të jetë e hapur.

“Si me nal vodkën dhe me leju uiskin”

Gjatë pandemisë së COVID-19, TikTok luajti një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e lidhjeve sociale dhe ofrimin e një mënyre për të kaluar kohën gjatë izolimit dhe kufizimeve të lëvizjes. Pas fillimit të pandemisë në vitin 2020, shumë njerëz, përfshirë adoleshentët dhe të rinjtë, e shfrytëzuan TikTok si një platformë për të shpërndarë përmbajtje, krijuar video të shkurtra, dhe për të shpërndarë mendime dhe emocionet e tyre në një periudhë të pasigurt dhe të pasiguruar. /TvArbëria/