Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti akuza ndaj opozitës: Zuzarë dhe hajna, Stavileci: ‘Nëse nuk ke çka të thuash, ik!

Kurti akuza ndaj opozitës: Zuzarë dhe hajna, Stavileci: ‘Nëse nuk ke çka të thuash, ik!

Blerand Stavileci, zëdhënës zyrtar i fushatës së PDK-së sot ka mbajtur një konferencë për media.

Gazetarja e TV Arbëria, Antigona Selimi e ka pyetur Stavilecin për deklaratën e kryeministri Albin Kurti, ku gjatë një tubimi në Mitrovicë i quajti liderët opozitarë “zuzarë” dhe “hajna që e kanë shitur Kosovën.”

Stavileci është përgjigjur duke thënë se kjo deklaratë e Kurtit nuk është e çuditshme, sipas tij.

“Nuk është për t’u çuditur nëse nuk ke çka për t’u thënë qytetarëve që i ke premtuar shumë atëherë, ke vetëm një zgjidhje te ikësh, ose, siç e ka stilin për të mallkuar të kaluarën”, ka thënë Blerand Stavileci nga PDK-ja. /TV Arbëria