Tash e dy ditë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Partitë politike në Kosovë, kanë publikuar programet e tyre qeverisëse, me përjashtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka një planprogram.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, analisti politik Shemsi Jashari, ka thënë se VV-ja ka treguar se nuk ka plan qeverisës, por vetëm fjalë e mburrje.
Sipas analistit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një vetëbesim të tepruar, nga zgjedhjet e kaluara.
“Ajo që kemi parë me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, partitë politike kanë filluar prezantimin e programeve të tyre, pjesë të tyre që janë të matshme të prekshme, përjashtim me Lëvizjen vetëvendosje, e cila ka filluar një fushatë tashmë të njohur kur fushata nuk përmban plan, nuk përmban projekt qeverisës, nuk ka objektiva mbi të cilët bazohet premtimi për qeverisjen e ardhshme, por ka akuza, ka fjalë, me të cilat mburret akuzon të tjerët, por nuk ka përmbajtje nuk ka planprogram, kjo bënë që Vetëvendosja të del mjaft jo serioze e duket që edhe pjesëëmarrja e pakët në tubime të tyre ku dominojnë partitë opozitare me organizim na lenë të kuptojmë që Levizja Vetëvendosje është në një krizë të thellë të organizimit dhe të prezentimit në këtë fushatë zgjedhore, duket se vota masive që e fitoi në mandatin që po kalon e ka bërë Vetëvendosjen të ketë një vetëbesim të tepruar sikur nuk ka nevojë të prezntojë program, pasiqë e ka si të mirëqenë mbështetjen, por qytetari për këto vite e ka pa mënyrën e qeverisjes edhe duket që nuk do ta falë një qeverisje të keqe, një qeverisje e cila dominon për nga skandalet korruptive, për një sulm të organizuar ndaj sistemit të drejtësisë në prgjithësi prokurori e gjykata edhe një tallje me prokurorinë ku i fundit është ftuar nga prokuroria, për të thënë dëshminë e tij, për rastet korruptive që janë duke u hetuar”, ka thënë analisti Jashari.
Sipas analistit VV-ja ka një fushatë boshe dhe pa planprogram.
“Me një fjalë Lëvizja Vetëvendosje ka një fushatë boshe, pa planprogram, pa objektiva të qarta, dhe po komunikon vetëm me ata militantët e vetë por nuk është ka I ofron qytetarit diçka që e ka për obligim e që është mesazhe unifikuese, mesazhe të unitetit e jo të përqarjes siç jemi mësuar deri më tani t’i shohim”, ka thënë ai. /TV Arbëria
VIDEO: