Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besa Ismaili; 41 vite nga rënia e e Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare

Besa Ismaili; 41 vite nga rënia e e Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, ka bërë një postim për Facebook për shënimin e 41 viteve rënie të figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës.

 

“Rexhepi dhe Nuhiu përbëjnë bërthamë në fillet e rezistencës kundër okupatorit dhe regjimit serb, e cila do të merrte jehonë të madhe në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, lëvizjeve studentore që u shndërruan në demonstrata të përgjithshme në fillim të viteve 80-ta.

Kodra e Trimave do të shënonte përfundimisht sublimin e veprës së tyre, rënien heroike gjatë luftimit me forcat serbe, më 11 dhe 12 janar, 1984“, shkroi ajo.

Veprimtaria e tyre, fillimisht në mërgatë, me përpilimin e planeve për rezistencë ndaj okupatorit, e pastaj botimin dhe publicistikën kombëtare, e deri tek rezistenca e aramtosur, përbën për ne trasim rruge në përpjekjën për ndërtimin dhe të ardhmen e shtetit tonë.
Ndërkaq, Ismaili shtoi për fund: “Zoti e shpërbleftë veprën e tyre dhe na bëftë të mos e harrojmë përpjekjen e atdhetarëve në rrugën e popullit tonë për liri dhe pavarësi!”