Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Stabilizohet gjendja, rrugët të kalueshme

Stabilizohet gjendja, rrugët të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe të autudhëve, gjendja e rrugëve është e kalueshme.

Sipas MI, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar.

“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.