Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 100 mijë euro mbështetje financiare familjes së veprimtarit të vrarë Enver Hadri.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje është për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor, i cili ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e aktivistit të njohur të çështjes së Kosovës, Enver Hadri, i vrarë në Belgjikë në vitin 1990.