Iliri Gashi, anëtari i KQZ-së nga PDK, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ka lëshuar një video ku dëgjohet një adresë ku ftohej mërgata ta vizitonin me qëllim për t’u ndihmuar qytetarëve të votojnë. Sipas Gashit, një veprim i tillë është vepër penale, andaj ai ftoi Prokurorinë e Shtetit për hetimin e rastit.
Edhe anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani bëri thirrje që veprimet e tilla të ndalen.Ibrahim Selmanaj, anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, tha se kjo çështje është shqetësuese pasi që me këtë po kontaminohet vota për një proces të rëndësishëm zgjedhor.
Sipas tij nuk ka pasur raste që Vetëvendosje është gjykuar për manipulim të votës.
Ndërsa, Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në mënyrë institucionale mërgimtarëve u janë ofruar informacionet e nevojshme për mënyrën e votimit.
KQZ sot ka diskutuar edhe mbi ndarjen e këshillave të vendvotimeve, të cilat kanë ngritur pakënaqësi te subjektet politike nga radhët e komuniteteve. Po ashtu, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe vendimin për pagesat e stafit të angazhuar në qendrat e votimit, vendvotime dhe qendrat komunale të numërimit.