Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nura: Nuk ka fushë që nuk ka dështuar Qeveria, është një film me fantazi

Nura: Nuk ka fushë që nuk ka dështuar Qeveria, është një film me fantazi

Edhe pas gati dy vitesh, qytetarëve të Skenderajt ende nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Si derë e parë e qytetarëve, që nga shkurti i vitit 2023, ata i drejtohen komunës me ankesa për t’i përcjellur ato te niveli qendror. Përveç kësaj, kjo komunë, e udhëhequr nga opozita, vlerëson se është diskriminuar sa i përket shpërndarjes buxhetore dhe të projekteve.

Kështu thotë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se “mbështetja qeveritare ka qenë zero gjatë këtij mandati”.

Përveç kësaj, Nura flet për pritshmëritë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke përmendur kontratat njëburimore, korrupsionin e aferat si dështimet kryesore të qeverisë Kurti.

Nura për KosovaPress tregon se qeveria nuk ka bërë asnjë hap në funksionalizimin e rrugës me katër korsi Komoran-Klinë e Epërme.

I pari i Skenderajt, Fadil Nura pret që Partia Demokratike e Kosovës të del e para në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndërkaq, Nura e quan të padiskutueshme fitoren në rast rikandidimi për kryetar.

Përveç këtyre, si projektet më të rëndësishme për vitin 2025, Nura përmendi vazhdimin e ndërtimit të banesave sociale dhe trajtimin e ujërave të zeza.