Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protestojnë banorët e fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, kërkojnë rreth-rrotullim

Protestojnë banorët e fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, kërkojnë rreth-rrotullim

Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme të Komunës së Vushtrrisë kanë protestuar të enjten në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Ata për disa minuta kanë bllokuar qarkullimin e veturave në këtë magjistrale, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë.

Në disa video që ka siguruar KosovaPress shihen kolona të gjata të veturave, derisa prezentë është edhe Policia e Kosovës.