Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Mungesa e investimeve kapitale”, flet ekonomisti: Kjo qeveri do mbahet mend që nuk ka pasur fare invstime kapitale, fokusi ka qenë tek politikat sociale

“Mungesa e investimeve kapitale”, flet ekonomisti: Kjo qeveri do mbahet mend që nuk ka pasur fare invstime kapitale, fokusi ka qenë tek politikat sociale

Nga 3.3 milion euro që ishin planifikuar për buxhetin e vitit 2024, për investime kapitale u ndan 859 milionë euro.

Nga ky numër, 859 milion euro për investime kapitale në vitin 2024 janë shpenzuar vetëm 215 milion euro.

Lidhur me mungesën e investimeve kapitale, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Ai ka thënë se nga Qeveria Kurti nuk ka pasur fare investime kapitale.

Ekonomisti tutje thotë se i gjithë fokusi i kësaj qeverisje ka qenë tek politikat sociale.

“Kjo qeveri do mbahet mend që nuk ka pasur fare invstime kapitale pra i gjith fokusi i kësaj qeverie ka qene tek politikat sociale të cilat nuk rezultuan te sukseshme nese marrim raportet kredibile si Banka Botrore dhe FMN pra pra Kosova mbetet me mirqenien me te ulet ne nivel rajonal dhe europian”, ka thënë Kadriaj për TV Arbëria.

Tutje ekonomisti thotë se kjo qeveri do të mbahet mend për përurimin e urës së Sardranit dhe Badovcit, të cilat i quan nënçmuese.

“Pra krejt qka i mbahet mend kësaj qeverie janë ura e Sardranit dhe ura e Badovcit, të cilat në fakt janë nënçmim sepse këto fare nuk kanë impakt tek rritja ekonomike e mos te flasim per zhvillim dhe mirëqenie”, ka thënë Kadriaj tutje.

Ndër të tjera ekonomisti thotë se në këtë qeverisje, flitet për afera korruptive dhe në të njëjtën kohë nuk ka fare investime kapitale.

“Derisa në qeveritë e kaluara ka qenë perceptimi në opinion për afera korruptive por njëherit ka pasur investime kapitale, që sot mund të shifen dhe mund të preken përkunder në këtë qeveri flitet për afera korruptive si tek ministria e ambientit, ministria e tregtisë dhe tek energjia elektrike por në anen tjetër nuk ka fare investime”, ka thënë ekonomisti Mustafë Kadriaj. /TV Arbëria