Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri 12°C.
Sot do të ketë erë nga juglindja, me shpejtësi 1-3 m/s.