Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, është zotuar se do angazhohet më shumë për mjekët, duke thënë se më mirë do të jetë edhe për mjekët në specializim.
Ai ka shtuar edhe se, specializantët do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.
‘‘Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, kudo që është nevoja, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta. #MaMirë do të jetë edhe për mjekët në specializim. Me ligj të veçantë do ta pamundësojmë ndryshimin e kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.
Specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.
#MaMirë për specializantët shëndetësor. #PDK131’’, ka shkruar ai.