Shkruan: Afrim Kasolli
Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuciq ndodhet nën presion të madh. Protestat masive kundër regjimit të tij kanë marr hov në të gjitha anët e vendit. Aktualisht janë të bllokuara mbi 40 fakultete – të cilat funksionojnë brenda universiteteve të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit. Përpos, pakënaqësisë me gjendjen sociale, ekonomike dhe politike, protestuesit janë duke kërkuar, të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku pas shembjes së kulmit vdiqën 15 persona. Kurse, kohë më parë, po ashtu Serbia, ishte përballuar me valë të pakënaqësive masive të brendshme për shkak të prostatave nga grupet ambientaliste kundër nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëzimin e elementit kimik së të litumit në luginën e Jadrës, për nevojat ekonomike të industrisë automobilistike gjermane. Parulla më të njohura kundër liderit serb janë ato se regjimi i tij i ka “duart e përgjakura”.
Këto zhvillime pa dyshim se kanë cenuar reputacionin ndërkombëtar të presidentit serb. Dhe siç shkruante kohë më parë mediumi i njohur “Politico” pikërisht dëshira e Aleksandar Vuçiç, për t’u shndërruar në njërin nga liderët e preferuar të Brukselit në Ballkanin Perëndimor, po dështon. Këtë pretendim ai synonte ta realizonte në njërën anë duke i hapur rrugë investimeve perëndimore si dhe kineze, por edhe duke i ruajtur raportet specifike me Rusinë. Pra një lloj figure që e siguron përkrahjen ndërkombëtare si nga shtetet demokratike, po ashtu edhe ato autokratike për të mbijetuar politikisht. Riinkarnim i ish diktatorit jugosllav Tito
Aq shumë kishte manipuluar më këto kartë lideri serb, sa presidenti i Francës Emanuel Makron, gjate një konferencë për shtyp para mediave, mu zemër te kryeqytetit serb, kur u pyet për politiken duale te Serbisë edhe me Rusinë edhe me Perëndimin, dhe refuzimin e te pares për t’i vene sanksione te dytës, për shkak te pushtimit te Ukrainës, ai deklaroi se e respekton “sovranitetin e Serbisë”. Siç dihet ky arsyetim cinik ishte motivuar nga interesi për shitjen e aeroplanëve Rafale, me vlere deri ne 2.8 miliarde.
Ndërkohë, këtë tolerancë perëndimore ndaj sjelljeve te dyfishta të kryetarit serb, mediumi i njohur amerikan Ëashington Post e kishte definuar si të dështuar. Sipas kësaj gazete prestigjioze amerikane, me të marrë detyrën presidenti Biden në vitin 2021 e kishte identifikuar Ballkanin Perëndimor si një zonë shumë fragjile dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët e kësaj administrate konstatuan se Serbia si njëri nga vendet më të mëdha në këtë zonë të veçantë të Evropës vazhdonte të qëndronte në mënyrë kokëforte në kuadër të orbitës ruse. Në këtë mënyrë, ishte e qartë se Moska do ta mbështetëse klientin e tij në Ballkanin Perëndimor. Dhe ky shqetësim u bë më i mprehtë pas pushtimit të Ukrainës nga ana e shtetit të Rusisë. Me këtë rast, qasja politike e zotit Biden, ishte përqafimi i kryetarit autoritar të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me shpresën për ta detyruar atë që ta ndërronte kursin e tij politik, për ta larguar nga Rusia. Mirëpo sot, pas gati më shumë se tri viteve kjo politikë ka dështuar. E tëra kjo sepse , lideri serb, privatisht i kishte siguruar bashkëpunëtorët e tij perëndimorë se është duke bërë të pamundurën për ta integruar kombin e tij të pabindur në kuadër të Bashkimit Evropian dhe ta shndërrojë atë në një partner të besueshëm. Kështu, administrata Biden i bazoi politikat e tij pajtuese duke u bazuar në këto mesazhe private. Madje, edhe pse disa kriza të rrezikshme duke përfshirë edhe atë në vitin e kaluar në veri të Kosovës, dëshmonin gjurmët e gishtërinjve të politikës serbe. E SHBA-të, u përcaktuan për shmangur fajësimin vetëm të njërës palë, dhe duke preferuar thirrjet vetëm për qetësi.
Në këtë kontekst është ky mospenalizëm i Serbisë që mund të ndikojë që regjimi në fuqi të tundohet edhe njëherë ta përdor skenarin e Kosovës si exit-strategji për të shpëtuar nga presionet e brendshme. Dhe këtë metodë elita politike në Beograd e ka aplikuar vazhdimisht. Sa herë që janë lëkundur pozicionet e saj, sikurse kishte ndodhur në protestat masive në vitin 1996 dhe 97, kur regjimi i Milosheviqit i kishte tentuar ta ruante pushtetin komunal nëpërmjet falsifikimit të zgjedhjeve. Edhe atëbotë komuniteti ndërkombëtar u tregua “indiferent” për këto zhvillime për shkak të rolit të të parit në garantimin e Marrëveshjes se Dejtonit. Mirëpo, pa kaluar shumë kohë u pa tolerimi i një regjimi jo demokratik për hir të menaxhimit të një krize, u shndërrua në burim të një krize edhe me të madhe. /TV Arbëria