Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Themelimi Asociacionit” – analisti politik: Kosova ka gjasë që në mënyrë të njëanshme të detyrohet të zbatojë marreveshjet e Brukselit

“Themelimi Asociacionit” – analisti politik: Kosova ka gjasë që në mënyrë të njëanshme të detyrohet të zbatojë marreveshjet e Brukselit

Në shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për Marrëveshjen Bazë, drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan TV Arbëria.

Një muaj pas kësaj, u arritë edhe një tjetër marrëveshje, ajo e Ohrit.

Në pikën shtatë të kësaj marrëveshje përmendet “vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, që lidhet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndërkohë në Raportin e Progresit 2024 të Kosovës, nga Bashkimi Evropian kërkohet nga Kosova që të bëjë hapin e parë drejt përmbushjes së Marrëveshjes së Ohrit, pra të bëjë hapa e para drejt formimit të Asociacionit, më pastaj të priten veprime nga Serbia për përmbushjen e marrëveshjes.

Në anën tjetër, kryeministri tanishëm i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se nuk do të jetë ai që do të themelojë Asociacionin e Komunave në veri.

Në të njëjtën kohë edhe krerët e partive të tjera politike në vend, janë zotuar se nëse do të vijnë në pushtet nuk do të themelojnë Asociacionin.

Por a mund të ketë pasoja Kosova nga kjo “mosbindje”?

Lidhur me këtë temë në një prononcim për TV Arbëria, analisti politik, Arbnor Sadiku ka thënë se kushdo që të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ka gjasa të detyrohet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit.

Sipas analistit, disa nga pasojat për Kosovën, tashmë janë aktive, sanksionet e BE-së.

“Kosova ka gjasë që në menyrë të njëanshme të detyrohet të zbatojë marreveshjet e Brukselit, nga kush do që do jetë kryeminstet i ardhshëm, Kurti, apo partnerët e tij, si dhe pasoja për Kosovën janë tashmë aktive sanksiine te BE-së, si dhe pasoja për eliten politike apo, mos pasjen e mundësisë me qëndru në pushtet, sepse do refuzohen dhe penalizohen nga lidetshipi i BE-së dhe SHBA-së në krye me Trumpin”, ka thënë Sadiku për TV Arbëria.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit në vitin 2013. /TV Arbëria