![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas vendimit të Apelit të GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.
Dhjetëra qytetarë të angazhuar nga strukturat e Partisë Demokratike ishin mbledhur në mbështetje të kryedemokratit, kur Berisha u paraqit në SPAK rreth orës 10:00.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)