Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çka është shëndeti mendor, pse nuk duhet ta neglizhojmë?

Çka është shëndeti mendor, pse nuk duhet ta neglizhojmë?

Përgatiti: Elda Islami

Tema e Shëndetit mendor duhet të jetë shumë më prezente dhe më e shpeshtë në diskutimet e shoqërisë tonë, kjo sepse dukshëm ka një neglizhencë të madhe për këtë temë.

Shumë njerëz e marrin si turp të flasin kur i mundon diçka, ose kanë një problem që lidhet me shëndetin mendor, por jo edhe kur kanë probleme fizike, kur thyejnë një dorë ose diçka tjetër.

Këto të dy rastet duhet të vendosen në një paralele, nëse e thyejmë një dorë dhe shkojmë tek mjeku për ta trajtuar, atëherë kjo duhet të ndodhë edhe kur kemi probleme me shëndetin mendor, të drejtohemi tek psikologu.

Është e dukshme që në shoqërinë tonë ekziston një lloj paragjykimi për çdo veprim që mund ta marrë një person, por është shumë e rëndësishme që ne si shoqëri të vetëdijesohemi rreth shëndetit mendor, dhe mos ta neglizhojmë aspak, sepse për shumë njerëz mos menaxhimi apo injorimi i problemeve me shëndetin mendor mund të shkojë edhe tek probleme më të mëdha.

Për këto probleme TV Arbëria ka folur me psikologen Filloreta Gashi, ajo tregon më detajisht rreth problemeve me shëndetin mendor:

Çka është shëndeti mendor?

Shëndeti mendor i referohet aftësive të individit për të menaxhuar emocionet, mendimet dhe sjelljet në mënyrë që të mund të përballohet me stresin dhe sfidat e jetës, të ketë marrëdhënie të shëndetshmeme të tjerët dhe të realizojë potencialin e tij të plotë në aktivitete të përditshme.

Cilat janë çrregullimet mendore?

Çrregullimet mendore janë të shumta dhe mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme tek individët.

Çrregullimet psikologjike kërkojnë kohë dhe testime të standartizuara për diagnostifil. Ato ndikojn tek individët në aspekte të ndryshme çoft në aspektin emocional, mendor dhe të nderveprimeve me të tjerët.

Këtu janë disa nga çrregullimet mendore më të zakonshme:

Çrregullimet e humorit (Afektive)

• Depresioni: Një gjendje e rëndë e trishtimit dhe humbjes së interesit për aktivitetet që më parë kishin qenë të kënaqshme. Mund të shoqërohet me simptoma si lodhje, ndryshime në oreks, probleme të gjumit dhe vetëvlerësim të ulët.

• Çrregullimi bipolar: Një çrregullim që karakterizohet nga periudha të ndryshme të humorit, nga eufori (mania) në depresion të thellë. Personat me këtë çrregullim mund të kalojnë nga ndjenja e ekstazës në trishtim të thellë dhe pa shpjegim.

2. Çrregullimet e ankthit

• Ankthi gjeneralizuar

• Çrregullimi i panikut: Një ndjenjë e papritur dhe e fuqishme e frikës që shpesh ndodh pa arsye të dukshme dhe mund të shkaktojë simptoma si djersitje, rrahje të shpejta të zemrës, dhe vështirësi në frymëmarrje.

• Fobi specifike

3. Çrregullimet e stresit dhe traumës: Çrregullimi i stresit post-traumatik (CSPT, Çrregullimi i stresit akut

4. Çrregullimet e mendimeve dhe perceptimeve

• Schizofrenia: Një çrregullim i rëndë i shëndetit mendor që mund të përfshijë simptoma si halucinacione (ndërsa personi përjeton gjëra që nuk janë aty) dhe deluzione (besime që nuk janë të vërteta, si mendimi se dikush po përpiqet ta dëmtojë). Ajo mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, sillet dhe përjeton realitetin.

• Çrregullimet e spektrit të autizmit

5. Çrregullimet e ushqyerjes

• Anoreksia nervoza
• Bulimia nervoza.
• Hananëria (Binge Eating Disorder)

6. Çrregullimet e personalitetit

• Çrregullimi i personalitetit antisocial: Ky çrregullim përfshin sjellje që injoron të drejtat dhe normat sociale të tjerëve. Personat me këtë çrregullim mund të shfaqin sjellje të rrezikshme, manipulative dhe shpesh janë të paempatike.
• Çrregullimi i personalitetit borderline
• Çrregullimi i personalitetit narcisistik

7. Çrregullimet e varësisë

• Varësia nga substanca
• Varësia nga interneti dhe teknologjia

8. Çrregullimet e kujtesës dhe mësimit

• Demenca: Ky është një grup çrregullimesh që karakterizohet nga humbja e aftësisë për të kujtuar, mësuar dhe funksionuar në jetën e përditshme. Alzajmeri është një nga format më të zakonshme të demencës.
• Çrregullimet e të

9. Çrregullimet e sjelljes

• Çrregullimi i sjelljes (Conduct Disorder): Ky çrregullim shfaqet shpesh gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës dhe karakterizohet nga sjellje agresive, shkelje të rregullave shoqërore dhe përpjekje për të dëmtuar të tjerët ose pronën.

Sa është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, dhe ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së individëve dhe shoqërisë. Kur një person ka shëndet të mirë mendor, ai është në gjendje të funksionojë më mirë, të përjetojë kënaqësi dhe të arrijë potencialin e tij të plotë. Shendeti mendor ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe vepron, dhe është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm në çdo aspekt të jetës.

Cilat jane shenjat e problemeve me shëndetin mendor?

Shenjat apo simpltomat e problemeve të shëndetit mendor mund të ndryshojnë në varësi të çrregullimit të caktuar dhe individit, por disa simptoma të zakonshme mund të tregojnë se një person mund të ketë vështirësi me shëndetin mendor. Këto mund të përfshijnë ndryshime në emocionet, mendime, sjellje dhe funksionimin e përditshëm.

Disa nga shenjat e mundshme janë:
1. Ndryshime të humorit
2. Ndryshime në sjellje
3. Probleme të menduarit dhe përqendrimit
4. Ndryshime fizike
5. Simptoma të ankthit
• Frika e tepruar
• Panik dhe dridhje
• Mungesa e kontrollit mbi emocionet
6. Mendime dhe sjellje vetë-dëmtuese
7. Ndryshime të sjelljes në punë ose shkollë
8. Humbja e kontaktit me realitetin
9. Përkeqësimi i përgjegjësive dhe funksionimit të përditshëm

A është tek ne ende tabu shkuarja tek psikologu?

Tabuja e shkuarjes te psikologu është një barrierë kulturore dhe sociale që ekziston në shumë shoqëri, dhe në shumë kultura si dhe tek shqiptarët e në veçanti në Kososve, kjo ndikon tek mënyra se si individët e perceptojnë dhe trajtojnë shëndetin mendor. Ky fenomen përfshin idenë se kërkimi i ndihmës psikologjike është një shenjë dobësie, dhe shpesh lidhet me stigmatizimin, turpin dhe frikën. Në shumë raste, njerëzit ndihen të turpëruar ose të pasigurt për të kërkuar ndihmë për problemet mendore, duke e shoqëruar këtë me ide si “duhet ta menaxhosh vetë” ose “nuk duhet të tregohesh i dobët”. Nga përvoja ime tabuja në nivelin fillor të ulët është në rënje dhe vetëdijsimi I prindërve dhe fëmijëve është në ngritje, fatkeqësisht në nivela sa më të larta kërkimi I ndihmës profesionale psikologjike ende mbetet tabu dhe I pa pranushëm në shumë raste.

Disa arsye pse ekziston tabuja e shkuarjes te psikologu:

1. Stigmatizimi i shëndetit mendor
2. Përfytyrimi se vetëm “të çmendurit” shkojnë te psikologu
3. Frika nga gjykimi i shoqërisë
4. Përvoja të këqija të mëparshme ose mosbesimi
5. Mungesa e informacionit dhe arsimimit
6. Normat kulturore dhe familjare

Cka është psikologu, çka ndihmon?

Psikologu është një profesionist i shëndetit mendor i specializuar në studimin e mendimeve, emocioneve, sjelljes dhe ndërveprimeve të individëve dhe grupeve. Psikologët përdorin njohuri dhe teknika të bazuara në kërkimin shkencor për të ndihmuar individët të kuptojnë më mirë vetveten dhe për të përballuar sfidat emocionale dhe psikologjike. Psikologët janë të trajnuar të ofrojnë mbështetje dhe të zhvillojnë strategji që ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.

Çfarë i ndihmon psikologu individëve?

1. Kuptimi më i thellë i vetvetes
2. Zhvillimi i aftësive për menaxhimin e emocioneve
3. Mendime dhe sjellje më pozitive
4. Përmirësimi i marrëdhënieve ndërpersonale
5. Rritja e produktivitetit dhe mirëqenies personale

/TV Arbëria