![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person është gjetur i vrarë në Postribë.A2 CNN, Senad Nikshiqi raporton se trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës.
Mësohet se viktima është 33-vjeçari Ramazan Mataj. Trupi i pajetë ndodhej brenda një automjeti në fshatin Dragoç.
Policia ka ngritur grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)