Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Imeri: Mungesat e deputetëve, qasja jo e duhur e grupeve parlamentare, dhe mosbashkëpunimi janë pikat më të dobëta të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës

Imeri: Mungesat e deputetëve, qasja jo e duhur e grupeve parlamentare, dhe mosbashkëpunimi janë pikat më të dobëta të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës

Deputetët në Kuvendin e Kosovës, gjatë këtyre katër viteve të fundit, që e përbëjnë legjislaturën e tetë të Kuvendit, kanë bërë mbi 5 mijë mungesa.

Lidhur me këtë analisti politik, Dorajet Imeri në një prononcim për TV Arbëria, ka thënë se në këtë legjislaturë Kuvendi nuk ka qenë shumë i angazhuar në procesin e ligjvënies.

Analisti tutje thotë se pikat më të dobëta të kësaj legjislature janë mungesa e bashkëpunimit, qasja jo e duhur dhe mungesa e deputetëve në Kuvend.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës në këtë legjislacion nuk është se ka qenë mjaftueshëm e angazhuar në procesin e ligjvënies dhe kontrollit të qeverisë, që është detyrë e procesuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mungesat e shumta të deputetëve, qasja jo e duhur e grupeve parlamentare, dhe mungesa e bashkëpunimit në çështje të cilat janë thellësisht të lidhura me agjendën legjislative, konsiderohen disa nga pikat më të dobëta të kësaj legjislature”, ka thënë analisti për TV Arbëria.

Tutje analisti potencon se tashmë deputetët e Kuvendit janë të angazhuar edhe në fushatën elektorale, meqenëse zgjedhjet e 9 shkurtit janë afër.

“Unë konsideroj se kjo mund të lidhet edhe me disa elemente të tjerë, sidomos duke e lidhur faktin që ne jemi në vit zgjedhor dhe se deputetët natyrisht kanë shtuar angazhimet e tyre elektorale në terren, dhe natyrisht për aq kohë sa ka një qeverisje që konsiderohet e fortë në raport me Kuvendin gjithmonë do të jetë nëfarë pasiviteti në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Imeri. /TV Arbëria

Lexo edhe:

Dembelizmi i partisë në pushtet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës – “Mbi 5 mijë mungesa të deputetëve”, “Ska kuorum fjala më e përdorur”, “VV e dyta pas Listës Serbe me mungesa”