Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sfida planetare e Elon Musk-ut

Sfida planetare e Elon Musk-ut

Përgatiti: Afrim Kasolli

Nëse liderë nga shtete të ndryshme të botës janë në tension se si të adaptohen me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, pas 21 Janarit, e njëjta vlen edhe për njërin nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, miliarderin e njohur Elon Musk. Si njëri nga njerëzit me të pasur në botë, ai zotëron një platformë të fuqishme sociale si dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në Zyrën Ovale.

Prandaj, nuk është çudi që qeveritë si në Evropë, por edhe vende të tjera janë në ankth se si t’i menaxhojnë raportet me Elon Musk, shkruan mediumi i njohur Politico.
Problemi i tij më i madh duket të jetë me qeverinë britanike të Partisë Laburiste nën Kryeministrin Keir Starmer. Por ai ka kritikuar ashpër edhe Kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe e dhe i ka mbështetur lëvizjet e djathta ekstreme në të dy vendet.

Ndërkohë, drejtues tjerë evropianë kanë tentuar ta joshin Musk-n me shpresën për të shmangur zemërimin e tij dhe për të lehtësuar marrëdhëniet e tyre me Trump-in, të cilit Musk i ka ndihmuar të marrë postin përmes miliona dollarëve në financimin e fushatës. Bie fjala, presidenti francez Emmanuel Macron e ftoi pronarin e Tesla-s dhe Tëitter-it në rihapjen e katedrales së Notre-Dame dhe theksoi dëshirën ta ketë atë në një samit të ardhshëm të teknologjisë.

Ndërkaq, kryeministrja italiane Georgia Meloni ka ndërtuar lidhje specifike me Musk. Kurse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u detyrua të luajë me të gjatë një telefonate pas-zgjedhore, pavarësisht mosmarrëveshjeve të forta mbi reagimin ndaj pushtimit të plotë nga Rusia.

Përjashtim, nuk janë duke bërë as liderë nga vende tjera. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri indian Narendra Modi, gjithashtu e rritën bashkëpunimin me biznesmenin pak para zgjedhjeve në ShBA, për të shmangur trajtimin e ashpër që iu dha kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Musk duket se e mbështeti rivalin konservator të Trudeau-s këtë javë gjithashtu.

Tashmë si mes aleatëve ashtu edhe mes armiqve të tij politikë, ka një konsensus se Musk është një nga njerëzit më të fuqishëm në botë — nëse jo më i fuqishmi. Dhe të jesh në anën e kundërt të tij mund të ketë pasoja të rënda. Si një kameleon, nuk e di kurrë se cila version i Elon Musk do të shfaqet, ka deklaruar në kushte anonimiteti një ish-këshilltar i qeverisë britanike që ka pasur të bëjë me Musk-un. Ai është një figurë e rrezikshme. Dhe nuk është në interesin e askujt ta ketë atë si armik.

Musk ka mbështetur lëvizjen Reforma të Mbretërisë së Bashkuar, të udhëhequr nga aktivisti i Brexit-it Nigel Farage — një mik i gjatë i Trump-it. Në ditët e fundit, Musk ka mbështetur gjithashtu agjitatorin e ekstremit të djathtë Tommy Robinson — një hap tepër larg, madje edhe për Farage. Ai e bëri këtë ndërsa shpërndante pretendime se Starmer nuk e mori seriozisht çështjen e bandave që abuzojnë me fëmijët gjatë kohës që ishte në krye të shërbimit të akuzës britanik.

Nga ana e saj, Downing Street i shmangu me kujdes komentet mbi sulmet e fundit të Musk, edhe pse ky i fundit e quajti kryeministrin ‘pjesëmarrës në përdhunimin e BRITANISË’ dhe kërkoi një zgjedhje të reja.

Ndërkohë, në Gjermani, liderët politikë kryesorë janë gjithnjë e më të shqetësuar për atë se çfarë mund të nënkuptojë mbështetja e Musk për të djathtën ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) për marrëdhëniet midis administratës Trump dhe qeverisë së ardhshme të koalicionit në Gjermani. Në një intervistë me Funke Mediengruppe të botuar ditët e fundit, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate Lars Klingbeil i krahasoi ndërhyrjet e Musk në zgjedhjet gjermane me operacionet e ndikimit të mbështetura nga Kremlini dhe Presidenti rus Vladimir Putin. /Politico