Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gërxhaliu: Nga mungesa e partneritetit publiko-privat, bllokohet sektori privat – Adresa e vetme mbetet banka komerciale

Gërxhaliu: Nga mungesa e partneritetit publiko-privat, bllokohet sektori privat – Adresa e vetme mbetet banka komerciale

Sipas Bankës Qëndrore të Kosovës, qytetarët e Kosovës deri në nëntor të vitit 2024 kanë marrë kredi në vlerë rreth 5 miliardë euro, shkruan TV Arbëria.

Për këtë çështje ka folur, ish- kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu. Ai në një prononcim për TV Arbëria thotë se mungesa e projekteve dhe partneritetit mes sektorit publik dhe privat, vjen deri tek bllokimi i sektorit privat dhe adresa e vetme për këtë sektor mbetet dera e bankave komerciale.

“Unë e ndëgjova me vëmendje konferencën e guvernatorit të bankës qëndrore të Kosovës dhe besoj që në atë konferencë kanë dal shumë indikator ekonomik dhe që janë edhe realitet i kohës, në rend të dytë më gëzon fakti që ka stabilitet banker dhe kjo është shumë me rëndësi për një shtet dhe ajo që duhet në të vërtet të nxjerret nga ky elaborim apo ky rezultim është fakti që pasojat e mungesës së projekteve dhe partenritetit publiko-privat, të cilat janë bllouku gjatë vitit 2024 por edhe më herët, kanë marrë efekte negative, nëse nuk ka mundësi të përformancës së sektorit privat në këto projekte, atëherë vjen deri tek një bllokim i sektorit privat, dhe adresa e vetme që mbetet për sektorit privat janë dyert e hapura të bankave komerciale. Është e vërtet se shumë kush i kritiokon fitimet e bankave komerciale por nëse nuk ka artelnativ, nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi të orientuara drejt bankave, dhe kjo ndikon në kredi, është interesant, thuhet se kemi rritje të kredive biznesore ku mbi të gjitha është edhe drafti i ngarkuar që ndryshon krizën reale edhe ekonomike edhe sociale”, ka thënë Gërxhaliu për TV Arbëria.

Gërxhaliu ndër të tjera thotë se duhet të ketë monitorim të lartë, të bankave komerciale si dhe mbështetje për sektorin privat.

“Shqetësuese duhet të jetë monitorimi i bankave komerciale, dhe në këtë drejtim besoj duhet të ketë monitorim më të lartë të banka komerciale, dhe e tëra kjo duhet të jetë në funksion të monitorimit por duhet partneritet dhe duhet të mbështetet sektori privat më tepër sesa deri më tani”, thotë ekonomisti Gërxhaliu.

Ekonomisti potencon se ka rritje të kamatave nga bankat, por thotë se tani kur ka një ulje të inflacionit duhet të ulen edhe kamatat.

“Për vet faktin që Kosova ka munges të stabilitetit politik, vet fakti që shumëvende evropiane janë në recession ekonomik definitivisht kamatat kanë pas lëvizje, por besoj që tani kur e kemi ulje të inflacionit kamatat duhet të ulen dhe të jenë atraktive edhe për qytetarë, në veçanti për sektorin privat dhe për zhvillim”, thotë tutje ekonomisti për TV Arbëria.