Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, paralajmëron ndryshimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dialogu siç thotë ai do të resetohet me një lobim intensiv me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ai thekson se draft-statuti i Asociacionit, i hartuar nga Bashkimi Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë nuk do të merret parasysh.
Lideri aktual opozitarë në një intervistë për KosovaPress e konsideron të domosdoshme rikthimin e dialogut në binarë dhe sipas tij një gjë e tillë arrihet vetëm me PDK-në në pushtet.
Ai vlerëson se dialogu do të ecë përpara vetëm në kuadër të arritjes së marrëveshjes finale dhe jo e ngjashme sikur ajo e Brukselit dhe aneksit i Ohrit.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së thekson se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja është totalisht i papranueshëm pasi krijon autonomi për komunitetin serb në Kosovë.
Lexo po ashtuZyrtarizohet koalicioni me Listën Ideal, Haradinaj: Lushtaku luftëtar i hershëm i UÇK-sëAi kritikon kryeministrin Kurti se përgjatë katër viteve në pushtet ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.