Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Liburn Aliu del me njoftim për anulimin e fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike

Liburn Aliu del me njoftim për anulimin e fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit të avancuar të aterrimit, kanë aterruar me suksese, ndërsa fluturimet pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar, shkruan TV Arbëria.

“46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka njoftuar ministri.

Ministri Ali më 19 dhjetor 2024, kishte njoftuar për sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B, duke shkruar se: Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!. /TV Arbëria

Njoftimi i plotë: