Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ‘‘Bixhoz me aleancat’’ – Kurti i përgjigjet Osmanit: S’kam luajtur asnjëherë në jetë, atë ditë kam pasur prekupim tjetër

‘‘Bixhoz me aleancat’’ – Kurti i përgjigjet Osmanit: S’kam luajtur asnjëherë në jetë, atë ditë kam pasur prekupim tjetër

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës sonë”, kishte deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor në kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kjo deklaratë e Osmanit u morr si kritikë direkte ndaj kryeministrit Albin Kurti, në raport që ky i fundit dhe qeveria që ai udhëheq ka pasur me aleatët perëndimor gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes.

Lidhur më këtë, i pari i ekzekutivit është deklaruar së fundi duke thënë se nuk e din nëse Osmani e ka pasur fjalën për të.

Tutje, i njëjti ka theksuar se ai mbron interesat e Kosovës, dhe se gjatë këtij mandati qeverisës, ai është koordinuar me Osmanin për hapat që i kanë ndërmarrë.

‘‘Nuk e di tash a e ka pasur për mua konkretisht se nuk ma përmendi emrin aty, por unë bixhoz nuk kam luajtur asnjëherë në jetë. Unë mbroj qind për qind interesat e Republikës së Kosovës, edhe gjatë këtij mandati jam koordinuar me presidenten e Republikës për hapat të cilët i kemi ndërmarrë, gjithçka ka shkuar në mënyrë të bashkërenduar. Në politikë të jashtme i kemi koordinuar me presidenten Osmani, me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme… Jo edhe atë ditë na e kemi pas preokupim kryesor më thënë të drejtën buxhetin’’, ka thënë Kurti në RTK

Përndryshe në fjalimin e saj, Osmani ka deklaruar edhe se “Të punosh me ata që na kanë ndihmuar ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në aleancat tona”. /GazetaExpress