Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Viti 2024 si vit i deficitit tregtar

Viti 2024 si vit i deficitit tregtar

Sipas të dhënave Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2024 deficiti tregtat ka arritur civilen prej -8,6% në muajin nëntor 2024 krahasuar më muajin nëntor 2023.

Në vlerë monetare ky raport varion ndërmjet 473,0 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 517,3 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 16,6%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2024 kishte vlerën 93,9 milion Euro, ndërsa importi 566,9 milion Euro, që është një rritje prej 22,8% për eksport, si dhe një ulje prej (-4,5%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (20,3%) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (12,1%) e përbëjnë produktet minerale, (11,7%) e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, (11,7%) e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10,2%) e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor të importit: (14,1%) e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12,5%) e përbëjnë produktet minerale, (11,6%) e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11,4%) e përbëjnë mjetet e transportit, (11,1%) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 33,6 milion Euro, ose rreth 35,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15,0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,3%), Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 242,5 milion Euro, ose 42,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (6,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,3%), Italia (5,1%), Greqia (3,7%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 42,5 milion Euro, ose 45,3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 53,9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (19,1%), Maqedonia e Veriut (15,3%), Serbia (5,2%), Mali i Zi (4,2%),

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 72,1 milion Euro, ose 12,7% të importeve të përgjithshme, me një rënje prej (-5,1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,1%), Shqipëria (3,7%), Serbia (3,2%).