Në qytetin e Vushtrrisë ndodhet spitali Sheikh Zayed, të cilin e vizitojnë qytetarët nga e gjithë Kosova.
Tv Arbëria e ka vizituar edhe nga afër këtë spital për tu njoftuar më gjerësisht për shërbimet që kryhen aty, sipas drejtoreshës Shefkije Shatri spitali Sheikh Zayed kryhen 5 shërbime , ka 175 punëtorë dhe 63 shtretër.
“Spitali jonë punon me numër 175 punëtor, 63 shtretër dhe më pesë shërbime funksionale, përgjithësusht reparte, ato janë i gjenokologjisë, i pediatrisë, repaarti i kirurgjisë… si dhe reparti i internos, si dhe një emërgjencë jashtëzakonisht të mirë, e cila punon 24 orë , me shërbime që i ndihmojnë kabidnetit rardiologjik dhe laboratorit, do të thotë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë drejtoresha e spitalit për TV Arbëria.
Tutje thekson se janë mjaft të kënaqur me performancën e spitalit gjatë vitit 2024, ku tregon se brenda këtij viti janë kryer 50 mijë vizita ambullantore.
“Tanimë jëmi në fundvit dhe deri në një farë mase e kemi nxjerr performancën vjetore që jemi jashtëzakonisht të kënaqur, kemi diku mbi 90% kemi realizuar planin buxhetor. 87% kemi realizuar shërbimet, ato me material, do të thotë jemi të furnizuar 87% material dhe barna, diku gjatë këtij viti llogarisim të kemi mbi 50 mijë vizta ambullantore, diku 3200 të hospitalizuar, pacientë të cilët janë shtrirë, dhe me ditë qëndrimi 13 mijë që në total mesatarja e bie 13 ditë qëndrimi, që është standard mos të them edhe evropian”, ka thënë Shatri.
Drejtoresha tutje thotë: Është e vërtetë që spitali i Vushtrissë i ka disa shërbime me performancë të jashtëzakonshme, ndër to është edhe kirurgjia, tek ne është funksionale kirurgjia abdominale dhe po është e vërtetë që gjithë qytetarët e Kosovës marrin shërbime, dhe janë tejet të kënaqur. /TV Arbëria
Intervista e plotë: