Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AAK reagon ndaj deklaratave të Haxhiut për Ramush Haradinajn: Shpifje, kopalla, të merret me shefin e vet

AAK reagon ndaj deklaratave të Haxhiut për Ramush Haradinajn: Shpifje, kopalla, të merret me shefin e vet

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë sot një reagim ndaj Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurit të saj Blerim Isufajt duke e ndërlidhur edhe emrin e kreut të AAK’së Ramush Haradinajt. Haxhiu ka thënë se Prokuroria nuk po e fton Haradinajn për deklaratat e tij se Kurti është I lidhur me Serbi pasi sipas saj “dalin lidhjet e Haradinajt me Serbinë.

Ndaj kësaj deklaratae ka reaguar ashpër AAK duke thënë se s’ka vend tjetër ku ministry I drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor.

“Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund” thuhet në reagimin e AAK’së.

Tutje, ky subject ka shtuar edhe një varg pyetjesh për Haxhiun.

Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund

Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj.

Si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit.

Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje.

Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit.

Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët.

Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre. Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej.

AAK