Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka ndar mirënjohje për pronarin e kompanisë ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziun, për bashkëpunimin dhe kontributin e kësaj kompanie, shkruan TV Arbëria.
Kryeziu ka thënë se mirënjohja nga kryetari Kastrati është “një nder i jashtëzakonshëm që na është bërë në vigjilje të vitit të ri 2025”.
Kryeziu tutje thotë se rrugëtimi i Korporatës Kryeziu nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Rrugëtimi i Korporatës Kryeziu deri këtu nuk ka qenë i lehtë. Ai ka qenë i mbushur me shumë sfida, vështirësi, telashe, ngritje dhe ulje. Mirëpo, siç thotë një fjalë e urtë “rrugët nuk ishin, por ato u bënë duke e ecur”. Dhe Kompania “ISP Broadcast” e filloi këtë ecje, duke e shtruar një rrugë të re, në shtrirjen e shërbimeve profesionale në fushën e transmetimeve këtu e dy dekada më pare”, ka shkruar Kryeziu.
“Mirëpo, këto arritje bëhen të mundura, vetëm kur në krye të institucioneve janë njerëz si Ekrem Kastrati. Me punën e tij, ai është shembulli që dëshmon se si zyrat e shtetit, para se të jenë të atyre që janë të punësuar në to, janë të qytetareve. Këta janë kategoria më lartë morale dhe politike për drejtues të tillë. Sepse duke i përkrahur këta të fundit hapen mundësitë e përbashkëta për zhvillim dhe Kosova bëhet një vend i denjë për të jetuar e punuar, për të cilën dhe janë jetën dhe sakrifikuan gjithçka nga vetja gjenerata të tëra para nesh”, ka shkruar tutje Kryeziu.
Postimi i plotë:
Mirënjohja dhe vlerësimi institucional i punës dhe përkushtimit të Kompanisë “ISP Broadcast” nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është një nder i jashtëzakonshëm që na është bërë në vigjilje të vitit të ri 2025!
Rrugëtimi i Korporatës Kryeziu deri këtu nuk ka qenë i lehtë. Ai ka qenë i mbushur me shumë sfida, vështirësi, telashe, ngritje dhe ulje. Mirëpo, siç thotë një fjalë e urtë “rrugët nuk ishin, por ato u bënë duke e ecur”. Dhe Kompania “ISP Broadcast” e filloi këtë ecje, duke e shtruar një rrugë të re, në shtrirjen e shërbimeve profesionale në fushën e transmetimeve këtu e dy dekada më parë.
Prandaj, sot kur kjo rrugë e ka fituar respektin e një kryetari të dalluar, paraqet për ne një detyrim shtesë për të vazhduar e zhvilluar pa pushim. Sepse ne besojmë që një biznes që të ketë sukses, duhet që të kemi edhe një shoqëri të suksesshme, dhe një qytet të suksesshëm dhe një vend me progres ekonomik.
Mirëpo, këto arritje bëhen të mundura, vetëm kur në krye të institucioneve janë njerëz si Ekrem Kastrati. Me punën e tij, ai është shembulli që dëshmon se si zyrat e shtetit, para se të jenë të atyre që janë të punësuar në to, janë të qytetareve. Këta janë kategoria më lartë morale dhe politike për drejtues të tillë. Sepse duke i përkrahur këta të fundit hapen mundësitë e përbashkëta për zhvillim dhe Kosova bëhet një vend i denjë për të jetuar e punuar, për të cilën dhe janë jetën dhe sakrifikuan gjithçka nga vetja gjenerata të tëra para nesh.