Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Nënës Shehide, nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.
Limaj e ka cilësuar Shehiden si një grua të fortë dhe shembull të pashuar të përkushtimit dhe guximit, duke ngritur dy bijtë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ai theksoi se lidhja e saj me djemtë dhe dashuria për atdheun do të mbeten një frymëzim për brezat që vijnë.
Limaj i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve Krasniqi dhe Selimi, duke nderuar kujtimin e saj dhe të dëshmorëve.
E plotë:Lamtumirë heroinë, nëna e dëshmorëve të kombit Mujë e Ali Krasniqi!
Nëna Shehide, me sakrificat e saj të mëdha dhe dashurinë për atdheun, ka ngritur dy bijtë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke u bërë shembull i pashuar i përkushtimit dhe guximit.
Nëna Shehide ishte një grua e fortë, që e kaloi çdo sfidë me dinjitet dhe krenari, duke mbajtur të gjallë shpresën dhe besimin në një të ardhme të ndritur për Kosovën.
Lidhja e saj me djemtë, si dhe dashuria për atdheun, do të mbeten gjithmonë një burim frymëzimi për brezat që vijnë.
Në këto momente të dhimbjes, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Krasniqi dhe Selimi, dhe për të gjithë ata që e njohën nënen Shehiden.
Kujtimi i saj, si dhe i bijve të saj, do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.I qoftë e lehtë dheu i Kosovës!