Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ISP Broadcast nuk ndalet, nga janari 2025 internet me shpejtësinë më të lartë, XG PON: Për herë të parë në Evropë

ISP Broadcast nuk ndalet, nga janari 2025 internet me shpejtësinë më të lartë, XG PON: Për herë të parë në Evropë

Kompania lidere në Kosovë ISP Broadcast, me pronar Qëndrim Kryeziun, ka bërë sërish revolucion në fushën e teknologjisë së internetit, shkruan TV Arbëria.

ISP Broadcast bëhet kompania e parë në Evropë e cila prezanton sistemin e internetit XG-PON, me transfer të internetit nga 10 Giga deri në 100 Giga, shpejtësi kjo që i duhet çdo marakliu të internetit super të shpejt, e që mundësohet vetëm nga operatori ISP Broadcast.

XG-PON është sistemi me shpejtësinë dhe cilësinë më të lartë të internetit.

E veçanta e krejt kësaj është se modemi i internetit do të ketë të integruar Wifi 7G dhe E-SIM nga ARB Mobile, për backup.

Gjatë tri viteve të ardhshme, 2025, 2026, dhe 2027 ISP Broadcast pritet të përfundojë edhe projektin e sistemit të antenave 5G dhe 6G në gjithë Kosovën, ku do te shes dhe internet me E-Sim ARB Mobile.

ISP Broadcast mbetet operatori lider në vend dhe Evropë për shërbime super të mira, për këto shërbime mund të përgjigjet çdo klient i ISP-së dhe të dëshmojë rreth cilësisë së lartë të shërbimit.

Kujtojmë se ISP Broadcast edhe vitin 2021 ka sjellur revolucion në internet duke sjell Wifi 6G, që ishte një nga inovacionet me të reja të tregut.