Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Xhelili: Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Kuvend, është momenti i fundit për reflektim

Xhelili: Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Kuvend, është momenti i fundit për reflektim

Selver Xhelili kandidat i PDK’se për deputet, ka thënë se Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Prishtinë.

Ai tha se ky është momenti i fundit për reflektim.

“Anamoravë, zgjohu! Anamorava ka nevojë për përfaqësues në Prishtinë. Ky është momenti i fundit për reflektim. Le të jemi të gjithë të bashkuar. Të bëhemi një, sepse Anamorava ka nevojë për kandidatët e vet në Kuvendin e Kosovës, për ata e ato që luftojnë për projektet e saj kapitale. Votat e Anamoravës duhet të mbesin aty, pa marrë parasysh subjektet politike”, ka deklaruar ai.