Gazetari kosovar publikon fotografi të Parashqevi Simakut që s’janë parë më herët
Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare Parashqevi Simakun në vitet e 90-ta teksa po e realizonin një intervistë.
“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar gazetari Cakolli.
Parashqevi Simaku ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes mediale e të shqiptarëve gjithandej botës, pasi ajo u shfaq në një storie televizive në SHBA si e pastrehë.