Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj i ashpër me Qeverinë për milionat në blerjet e energjisë: Ne do të ndërtojmë termocentral 500 megavatë

Limaj i ashpër me Qeverinë për milionat në blerjet e energjisë: Ne do të ndërtojmë termocentral 500 megavatë

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze shpenzimin e 560 milionë eurove për të blerë rrymë për katër vite.

Për Limajn është e rëndësishme të kemi pavarësim energjetik, prandaj ai ka dhënë premtim se kjo do të ndryshojë pas 9 shkurtit.

“Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentealin më 500 megavat dhe do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike. Prioritet i yni ështe edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese. Ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë”, ka shkruar Limaj mes tjerash në Facebook.