Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SPAK kërkon të rikthejë në “arrest shtëpie” Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca

SPAK kërkon të rikthejë në “arrest shtëpie” Sali Berishën, ja kur do të mbahet seanca

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun e PD Sali Berisha në masën “arrest shtëpie”.

Më 3 janar 2025, gjykata e posaçme do të nisë punën për çështjen e Berishës me një seancë që do të mbahet në orën 10:00.

Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish- kreun e ekzekutivit, Berisha.

Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend.