Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Gjatë hedhjes së gurthemelit kryeministri Kurti, u përball me një situatë të pakëndshme.
“Thaçi, Thaçi”, u dëgjuan brohorima nga qytetarët që ishin prezentë.
Në atë moment ndërhyri kryetari i Drenasit, Ramiz Lladjrovci. “Mirë është o djem, mysafir e kemi këtu”, dëgjohet duke thënë Lladrovci.
Zyra e Kryeministrit, njoftoi më herët se ky projekt kap vlerën afër tre milionë euro.