Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi 1 mijë e 500 gjoba u shqiptuan në 24 orët e fundit

Mbi 1 mijë e 500 gjoba u shqiptuan në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1520 gjoba në trafik.

Sipas raportit policorë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 33 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 59 me dëme materiale.

Në të njejtën periudhë, janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.