Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Si e braktisën VV dhe Kurteshi fushatën kundër certifikimit të Listës Srpska

Si e braktisën VV dhe Kurteshi fushatën kundër certifikimit të Listës Srpska

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shumë zhurmë për çështjen e certifikimit të partisë “Lista Serbe” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Anëtarët e partisë që drejton Albin Kurti kishin ngritur shqetësime lidhur me qëndrimet e Listës Serbe kundër shtetit të Kosovës, ndërkohë në atë mbledhje kanë përmendur edhe ish-nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojicic, i cili ka qenë organizator i sulmit të 23 shtatorit në Banjskë.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë shprehur kundërshtimin e tyre për të certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje.

Ndërkohë abstenimim e anëtarëve të tjerë të partive të tjera politike për procesin e certifikimit të “Listës Serbe”, partia në pushtet e ka shfrytëzuar për fushatë politike kundër opozitës.

Kjo edhe përkundër faktit e partitë opozitare abstenimin e tyre e kanë argumentuar me faktin se certifikimi është rekomanduar nga Zyra për Certifikimin e Partive Politike, rekomandim që bazohet në Ministrinë e Puënve të Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Moscertifikimi i Listës Serbe kishte nxitur edhe reagimin e ambasadave të huaja në vend të cilatë kërkonin që një proces i tillë teknik të mos politizohej. Edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe organizata që merren kryesisht me monitorimin e zgjedhjeve menjëherë pas kësaj ngjarje në KQZ kishin reaguar. Eugen Cakolli dhe Ismet Kryeziu nga KDI kishin theksuar faktin që një ngjarje e tillë është e motivuar politikisht dhe kishin treguar se në momentin që Lista Serbe do të ankohej në PZAP, këta të fundit do të urdhërojnë KQZ-në për të certifikuar Listën Serbe.

“Moscertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore. Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni”, kishte shkruar Ismet Kryeziu në profilin e tij në ‘facebook”.

Siç edhe ishte paralajmëruar, pas ankesës së Listës Serbe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 25 dhjetor 2024 është nxjerrë vendim që e ka hedhur poshtë vendimmarrjen e KQZ-së për të mos certifikuar Listën Serbe dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ta certifikuar partinë që drejtohet nga Zllatan Elek.

Pavarësisht se në mbledhjen e 23 dhjetorit Lëvizja Vetëvendosje u tregua shumë e zhurmshme kundër certifikimit të Listës Serbe, sot anëtari i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi, ka treguar që s’do të ankohen në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-së që urdhëron certifikimin e Listës Serbe.

Kurteshi ka thënë se vendimi i PZAP-së është marrë mbi parimin se me dokumentacion gjithçka është në rregull sa i përket certifikimit të Listës Serbe.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull” ka thënë sot Kurteshi.