“LDK është e vetmja që ka një plan konkret dhe ofron zgjidhje të përhershme për furnizim me energji elektrike”, kështu ka thënë kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi.
Ai në një konferencë për media ka thënë se “qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësirë, duke u përballur e duke duruar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, përderisa Qeveria mbyllë sytë para kësaj krize të thellë energjetike”.
Sipas tij, në gjendje shumë të vështirë janë edhe bizneset, sidomos ato prodhuese, që mungesa e energjisë elektrike po iu shkakton humbje të mëdha financiare.
“Por, ky problem është zgjidhet me planin konkret të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ofron zgjidhje të përhershme për sektorin e energjisë. Kemi ripërsëritur që mungesa e energjisë elektrike eliminohet vetëm me ndërtimin e centralit modern me gaz, projekt i cili është në plan-programin e LDK-së dhe do të filloi së zbatuari menjëherë kur LDK ka qeverisjen pushtet”, ka thënë Azemi.
Azemi ka thënë po ashtu se Kosova duhet të ndërtojë këto kapacitete gjeneruese të energjisë elektrike, jo vetëm për sigurinë nacionale të saj, që është jashtëzakonisht e rëndësishme, por edhe për heqjen e varësisë energjetike nga importet.
“Këto investime do të ndihmojnë që qytetarët të kenë mjaftueshëm energji elektrike me një kosto të përballueshme. Çdo hapësirë tjetër që lejohet nga qeveria që të bëjë tregti me Serbinë përmes Martinit e Nagipit, është një dështim i plotë”, ka thënë Azemi.